×
  • Lajme
  • Botë

    Miliarderi i akuzuar për pedofili tenton të vetëvritet në burg

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 9:54

    Miliarderi i akuzuar për pedofili, Jeffrey Epstein u përpoq të bënte vetëvrasje në burg dhe tani është nën kujdes 24 orë.


    Epstein, i cili u arrestua në fillim të korrikut, u gjet në dyshemenë e qelisë së tij, shkruan NBC. Ai ishte pjesërisht pa vetëdije dhe kishte gjurmë të lëndimeve në qafë, transmeton Reporteri.net.

    Burimet thonë se Epstein mund të ketë tentuar të varë veten.

    Megjithatë, një tjetër burim tha se plagët e Epstein nuk ishin serioze dhe ai vuri në dukje mundësinë që ai  tentoi të përdorte incidentin për t’u transferuar nga burgu.

    Burimi i katërt për televizionin NBC pretendon se zyrtarët nuk përjashtuan mundësinë që Epstein të ishte sulmuar.

    Një i burgosur tjetër është marrë në pyetje për incidentin.

    Epstein, 66 vjeç, është akuzuar këtë muaj për veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore dhe  për trafikim seksual në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Manhatan. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon të dënohet me 45 vjet burg./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!