×
  • Lajme
  • Botë / Video

    Militantët pro palestinezë sulmojnë verbalisht Bill dhe Hillary Clinton në Manhatan

    Reporteri
    07 Prill 2024 | 21:41

    Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe gruaja e tij, Hillary Clinton u sulmuan verbalisht nga protestuesit teksa po largoheshin nga Broadway’s Music Box Theatre në Manhattan, ku morën pjesë në një provë të ‘Suffs’.

    Në veçanti, protestuesit pro Palestinës i akuzuan për lehtësimin e gjenocidit në Rripin e Gazës. Bill Clinton dhe gruaja e tij, Hillary Clinton morën pjesë në provën e këtij spektakli të veçantë pasi kanë marrë përsipër produksionin, raportojnë mediat e huaja.

    “A të ka thënë dikush ndonjëherë, Hillary, që je një super grabitqare? Ju jeni përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve. Bill Clinton, ju jeni një mbështetës i gjenocidit. Hajde… dreq!”, bërtiti një protestues teksa çifti do të hipte në makinën e tyre.

     

    Megjithatë, Hillary u duk se i injoroi protestuesit pro-palestinezë, të cilët ishin të irrituar. Hillary është fotografuar duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur të tjerët që ishin mbledhur për të kapur një pamje të saj. Një tjetër protestues vazhdoi të shante ish-zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara.

    “Hillary, ti je përgjegjëse për gjenocidet, ti je përgjegjëse për mizoritë. Ju po ndihmoni në gjenocidin e popullit palestinez. E di që më dëgjoni. Mbi 34,000 janë vrarë. Dhe ju e quani veten feministe. Gratë po vdesin në Gaza”.

    Në fakt, protestuesja e inatosur nuk ka ngurruar të ngrejë gishtin e mesit kur para saj ka kaluar automjeti me çiftin Klinton. / GazetaTema

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!