Me kostum por pa kravatë, ministri britanik Michael Gove u filmua duke vallëzuar në një klub të natës në Aberdin.
Siç raporton Sky News, klubi i natës atë natë kishte patur një aheng të organizuar me muzikë jungle dhe techno, kurse në rrjetet sociale është shfaqur videoja ku shihet politikani duke vallëzuar, transmeton Telegrafi.
Adam Taylor, një prej organizatorëve të ahengut, ka thënë se Gov kishte shkuar në pab dhe se ishte interesuar për ahengun kur dëgjoi muzikën.
Taylor i ka thënë agjencisë PA se e ka pyetur politikanin nëse dëshiron të futet brenda pasi që i pëlqen muzika “dance”.
Michael Gove proves that the current transportation problems are not affecting imports from Colombia. pic.twitter.com/7kKSkamahX
— Parody Boris Johnson (@BorisJohnson_MP) August 29, 2021
“I shpjegova që është një muzikë ritmike dhe nëse ishte i sigurt që dëshiron ta kalojë natën aty. Por ai më tha se i pëlqen të vallëzojë, e unë ia bëra me dije se duhet të paguaj pesë funte për hyrje”, ka shtuar ai.
Sky News nuk ka raportuar nëse Gov ka paguar për hyrjen, por raporton që Taylor ka deklaruar se politikani britanik është futur në turmën për t’ia hedhur vallen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.