Ministri britanik i komuniteteve, Robert Jenrick, ka thënë se kryeministri Boris Johnson është në gjendje të mirë sa të mund ta udhëheqë shtetin nga spitali pasi është shtrirë për shkak të simptomave të koronavirusit.
Ky ministër tha se kryeministri është duke e vazhduar punën e shefit të qeverisë edhe nga spitali. Ai u shtri në spital të dielën pasi kishte temperaturë të lartë dhe e kaloi natën atje.
“Ne të gjithë shpresojmë dhe presim që ai të kthehet në zyrë shumë shpejt”, tha ministri Jenrick për televizionin BBC.
Nëse gjendja e kryeministrit përkeqësohet, detyrat e tij do t’i marrë ministri i jashtëm dhe ministri i parë i shtetit, Dominic Raab. Ai pritet të udhëheqë një takim të një komisioni qeveritar të hënën për shkak të mungesës së kryeministrit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Shefi i qeverisë britanike shpresonte se do të dilte nga karantina të premten e kaluar, por temperatura e lartë ndikoi që ai të qëndronte brenda rezidencës për një kohë më të gjatë.
Zyra e kryeministrit më parë kishte mohuar se shëndeti i Johnson-it është përkeqësuar dhe kishte thënë se nuk ka plane që ai të shtrihet në spital.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.