×
  • Lajme
  • Botë

    Ministri britanik qan LIVE kur flet për situatën në Afganistan: Jo të gjithë do të mund të kthehen

    Reporteri
    16 Gusht 2021 | 21:44

    Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe Ben Wallace nuk i mbajti lotët teksa thoshte se po përpiqen shumë që të nxjerrin qytetarët britanikë nga Afganistani, por sipas tij, disa do të mbeten aty.


    “Personeli i ushtrisë janë duke punuar fortë për të nxjerrë qytetarët britanikë nga Afganistani, por jo të gjithë do të mund të kthehen. Disa do të mbetën aty”, tha ministri duke mos i kursyer as lotët.

    Wallace që më herët kishte shërbyer në Gardën e Skocisë, ka folur për përpjekjet për evakuimin e afganëve pas ardhjes së talebanëve në pushtet.

    Ai konsideron se në qytet gjenden rreth 4.000 shtetas britanikë dhe afganë besnikë, të cilët kanë nevojë të evakuohen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!