Pandemia e koronavirusit do të jetë e para në agjendën e BE kur Gjermania të marrë drejtimin e presidencës së saj në gjysmën e dytë të këtij viti.
Kjo është deklarata e Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë Haiko Maas i cili është shprehur dhe me tone kritike ndaj ShBA-së dhe Kinës.
Ai i kritikon ShBA-në dhe Kinën për reagimin e tyre ndaj këtij virusi.
Në një intervistë ditën e premte për gazetën gjermane Der Spiegel shprehet se Gjermani dhe BE nuk do të ndjekin modelin e Kinës dhe ShBA-së për përballimin e krizës.
“Kina mori masa shumë autoritare ndërsa ShBA u vonua shumë që të shpallte gjendjen e emergjencë. Këto janë reagime të skajshme, modele të cilat nuk do t’i ndjeki Europa” – u shpreh ai.
Ndërkohë në një artikull të publikuar ditën e sotme në gjermani, ai shkruan se do ta rikthejë mandatin e presidencës së BE-së në fokus të pandemisë së COVID-19.
Gjermani do të marrë drejtimin e presidencës më 1 korrik të këtij viti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.