Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, një ish-profesor i epidemiologjisë tha se ai pret që varianti Omicron i coronavirusit të lëshojë një “valë të pestë masive” të pandemisë.
Sipas medieve të huaja, ai shtoi gjatë një vizite në rajonin e Saksonisë së Ulët se Gjermania duhej të përgatitej për një sfidë “që nuk e kemi parë kurrë më parë në këtë formë”.
Gjermania deri më tani ka raportuar më shumë se 6.7 milionë raste nga coronavirusi që nga shpërthimi i pandemisë, bazuar në të dhënat e Worldometer.
Deri më tani vendi ka regjistruar më shumë se 108 mijë viktima nga virusi vdekjeprurës.
Më 16 dhjetor, Gjermania ka regjistruar 53 mijë raste brenda periudhës 24-orëshe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.