×
  • Lajme
  • Botë

    Ministri gjerman i Shëndetësisë: Kemi nevojë për bllokadë dyjavore

    Reporteri
    27 Mars 2021 | 22:25

    Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka deklaruar se nevojiten masa të rrepta të bllokimit që do të zgjasnin të paktën 10 deri në 14 ditë, për t’u zvogëluar rritja e numrit të infektuarve me coronavirus që së fundmi nga ai lajmëruar variante të reja.


    Agjencia Shtetërore për Kontrollin e Sëmundjeve, ka bërë të ditur se sot janë regjistruar 20.472 raste të reja si dhe 157 tjerë që kanë humbur jetën nga COVID-19, transmeton telegrafi.

    Drejtori i Institutit Robert Koht, Lothar H. Wieler, ka thënë se të premten se numri i rasteve të reja në Gjermani do të mund të arrinte në 100 mijë në baza ditore – nëse vazhdon rritja eksponenciale.

    Këtë jave guvernatorët e 16 rajoneve kanë diskutuar për masat e rrepta të bllokimit, të cilat i kanë kërkuar ekspertët shëndetësorë. Megjithatë qyteteve të caktuara refuzojnë ndaljen urgjente të aktiviteteve.

    “Nëse shikojmë numrat, përfshirë rritjen e sotme, do të kemi nevojë për të paktën 10 deri në 14 ditë të izolohemi dhe të kufizojmë lëvizjen – përkatësisht të aplikojmë masën e izolimit”, ka shtuar Spahn.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!