“Trupat ruse janë në Venezuelë në një bazë absolutisht të ligjshme, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke ftuar presidentin e SHBA-ve, Donald Tramp që të “pastrohet” nga Venezuela, shkruajnë mediat e huaja transmeton Reporteri.net.
“Ministria e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse tashmë ka dhënë sqarime rreth asaj se çfarë po bëjnë ushtarët tanë në Venezuelë, duke siguruar se gjithçka është në përputhje me marrëveshjet ndërqeveritare të ratifikuara nga Parlamenti Venezuelian dhe absolutisht në përputhje me Kushtetutën e Venezuelës mbi një bazë absolutisht të ligjshme dhe ligjore”, u shpreh ministri i jashtëm rus para gazetarëve.
Kur u pyet se sa në praktikën diplomatike janë të pranueshme fraza të tilla si “tërheqja”, Lavrov tha se nuk dëshiron të flasë për sjellje. “Tani është koha për qasje të tilla të reja, veçanërisht në politikë, hapat dhe deklaratat amerikane. Po ju lejoj njerëzve që ta vlerësojnë sipas shijes së tyre”, përfundoi ministri i jashtëm rus. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.