Pasi Irani kreu sulme me raketa ndaj tri bazave amerikane në Irak, Ministri i Telekomunikacionit të këtij shteti, Azari Jahromi i ka bërë thirrje Amerikës që të largohet nga ky rajon.
“Largohu nga ferri nga rajoni ynë” thuhet në reagimin në Twitter të zyrtarit iranian, transmeton Reporteri.net.
Irani tha se filloi sulmet me raketa ndaj forcave të drejtuara nga ShBA-ja në Irak në orët e para të së mërkurës në shenjë hakmarrjeje për sulmin me avion të amerikanëve, ku mbeti i vrarë, gjenerali iranian Qassem Soleimani.
Ndryshe, Irani ka kërcënuar të sulmojë brenda Amerikës, nëse SHBA i kundërpërgjigjet sulmeve të raketave, tre sosh sa u kryen brenda një ore.
Përmes rrjetit ‘Telegram’, e ashtuquajtura ‘Garda Revolucionare Iraniane – IRGC’ thotë se “Pentagoni njofton se SHBA do t’i përgjigjet sulmeve të Iranit”, përcjell në shqip Reporteri.net.
E ashtuquajtura, Garda Revolucionare e Iranit kanë marrë përgjegjësinë për sulmet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.