×
  • Lajme
  • Botë

    Ministri malazez nuk e pranon që në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, si argument përmend edhe Kosovën

    Reporteri
    27 Mars 2021 | 11:57

    Ministri malazez për Drejtësi, të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq tha se do të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid vetëm kur të hiqen të gjitha dyshimet, ngase sipas tij gjykata e Hagës që konfirmoi këtë gjenocid “ka humbur legjitimitetin e saj”.


    I pyetur nga opozita në parlamentin malazez nëse ai e pranon faktin që në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, Leposaviq tha se nuk mund ta thotë me siguri nëse kriminelët në Srebrenicë kishin qëllime gjenocidale apo jo, por se ai mund të besojë vetëm atë që e kanë thënë gjykatësit e Krimeve të Luftës në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, shkruajnë mediat malazeze, transmeton Reporteri.net.

    Leposaviq tutje në argumentin e tij përmend edhe Kosovën dhe pretendimet për trafikim organesh.

    Sipas tij, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili e cilësoi krimin në Srebrenicë si gjenocid, ishte bazuar në gjetjet e Tribunalit të Hagës, i cili, sipas ministrit malazez pothuajse e humbi plotësisht legjitimitetin e tij kur provat e hetuesve të Këshillit të Evropës, për trafikimin e organeve të civilëve serb në Kosovë, u shkatërruan plotësisht në atë gjykatë.

    Leposaviq është Ministër në Qeverinë në të cilën bën pjesë edhe shqiptari Dritan Abazoviq duke mbajtur postin e zëvendëskryeministrit. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!