Është bërë një përditësim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, e cila thotë se numri i njerëzve të vrarë në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 5,087 – një rritje prej 436 që nga dje, shkruan BBC, përcjell Reporteri.net.
Këtu përfshihen 2,055 fëmijë, 1,119 gra dhe 217 të moshuar, thonë ata.
Më shumë se 15,273 persona janë lënduar.
Ditën e sotme ushtria izraelite tha se Hamasi po i mban peng në Gaza 222 persona.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë lufta e Ushtrisë Izraelite në Rripin e Gazës mund të zgjasë “dy deri në tre muaj”, duke u zotuar se “pasi të përfundojë ajo, nuk do të ketë më Hamas”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.