×
  • Lajme
  • Botë / Lufta në Lindjen e Mesme

    Ministria e Shëndetësisë: Numri i të vdekurve në Gaza rritet në 3.785

    Reporteri
    19 Tetor 2023 | 15:59
    FOTO: Anadolu via Getty Images)

    Numri i të vdekurve në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 3,785, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, shkruan CNN, përcjell Reporteri.net.

    Nga ta, 1.524 janë fëmijë, 1.000 gra dhe 120 të moshuar, tha ministria e shëndetësisë.

    Përveç kësaj, 12.493 njerëz ishin plagosur, duke përfshirë 3.983 fëmijë dhe 3.300 gra, sipas zëdhënësit të ministrisë Dr.Ashraf Al-Qidra.

    Al-Qidra në një konferencë për shtyp theksoi më tej tensionin në sistemin e kujdesit shëndetësor, duke thënë se 44 punonjës mjekësorë kishin vdekur, 70 të tjerë ishin plagosur dhe 23 ambulanca ishin shkatërruar si rezultat i dhunës izraelite./Reporteri.net/

    BE-ja i kërkon Izraelit të mos e kufizojë ndihmën humanitare për qytetarët në Gaza

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!