×
  • Lajme
  • Botë

    Ministrin holandez të Shëndetësisë nuk e mbajnë këmbët, bie në dysheme gjatë diskutimit për coronavirusin

    Reporteri
    19 Mars 2020 | 10:01

    Ministri hollandez i Shëndetësisë Bruno Bruins nuk u ndje mirë dhe u rrëzua në dysheme derisa në parlamentin e vendit po diskutohej për coronavirusin.


    Ai u ndihmua nga kolegët e tij që të ngritet në këmbë.

    Pasi u ngrit, Bruins tha: “Faleminderit për mbështetjen tuaj. Vuaja nga ligështimi dhe rraskapitja. Unë do të shkoj në shtëpi tani për të pushuar që të mund të kthehem në punë nesër dhe të luftoj krizën”. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!