Ministrja e Brendshme belge, Anneliese Verlinden, konfirmoi se policia kishte qëlluar një person të dyshuar për sulmin e së hënës mbrëma.
Sipas ministres, sulmuesi është parë në një kafene lokale në lagjen e Brukselit, pranë godinës ku policia po kërkonte vrasësin mbrëmjen e së hënës. Kur policia mbërriti, pasoi një shkëmbim zjarri gjatë së cilës një burrë u qëllua dhe një ose më shumë njerëz u raportuan të plagosur.
Në të njëjtin vend u gjet edhe arma automatike e përdorur në sulm.
Sulmuesi kishte vrarë në qendër të Brukselit dy shtetas suedezë. Një person tjetër është lënduar.
Deri te sulmi erdhi pak para nisjes së ndeshjes për kualifikim në futboll në mes të Belgjikës e Suedisë, që duhej të mbahej ne stadiumin e Brukselit. Ndeshja më pas është anuluar.
Në rrjete sociale qarkullon një video-xhirim i sulmuesit, i cili konfirmon se ishte “i frymëzuar nga grupi ekstremist Shteti Islamik”.
Bëhet fjalë për një 45 vjeçar, me shtetësi të Tunisit, i cili në Belgjikë po qëndronte ilegalisht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.