Ministrja e Islandës për Fëmijët ka dhënë dorëheqje pasi pranoi se kishte një fëmijë me një adoleshent më shumë se 30 vjet më parë.
Asthildur Loa Thorsdottir ka thënë në një intervistë se ajo kishte filluar një lidhje kur djali ishte 15 vjeç ndërsa ajo kishte 22 vjeç dhe punonte si këshilltare në një grup fetar ku edhe djali merrte pjesë.
Më pas, ajo lindi fëmijën e tij kur djali pati 16 vjeç e ajo 23, raportoi BBC.
“Janë bërë 36 vjet, shumë gjëra ishin ndryshe atë kohë dhe sigurisht se do të merresha ndryshe me këtë çështje sot”, ka thënë tani 58-vjeçarja.
Kryeministrja e Islandës, Kristrun Frostadottir, ka thënë se kjo ishte “çështje serioze” dhe se nuk dinte më shumë rreth rastit, veç se i ishte konfirmuar si ngjarje. Ajo më pas e ka kërkuar ministren në zyrën e saj, ku kjo e fundit edhe e ka dorëzuar dorëheqjen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.