Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në autostradën Beograd-Nish.
Në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 20:30 është e përfshirë edhe ministrja serbe për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimoviq e cila ka marrë lëndime të lehta trupore, transmeton Reporteri.net.
Mirëpo aksidentit nuk ka mundur t’i mbijetojë një djalë rreth moshës 30 vjeçare i cili ka vdekur në vend.
Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende, por siç raportojnë mediat serbe, besohet se viktima ka humbur kontrollin mbi automjetin duke shkaktuar aksidentin ku u përfshinë disa vetura. /Reporteri.net
https://www.youtube.com/watch?v=e7q7ewPfahw
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.