×
  • Lajme
  • Botë

    Ministrja ukrainase: Nëse Rusia na pushton, tregoni kujdes me Ballkanin

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 22:23

    Yulia Laputina, ministre në Ukrainë për veteranët, thotë se pushtimi i vendit të saj nga Rusia mund të çojë në nisjen e Luftës së Tretë Botërore.

    Presidenti rus, Vladimir Putin ka dërguar trupa dhe altileri të rëndë në kufi me Ukrainën duke rritur frikën për planifikimin e një pushimi të mundshëm gjatë 2022.

    Laputina, ministre për Çështjen e Veteranëve thotë se Ukraina është përgatitur për të mbrojtur veten por lufta mund të kalojë kufijtë e tyre.

    “Gjeopolitikisht duket si një skenarë i mundshëm, ndaj duhet treguar kujdes për çështjen e Ukrainë pasi në lojë është siguria e kontinentit”, tha ajo gjatë një interviste për “Sky News”.

    Sipas ministres Laputina konflikti mund të përfshijë dhe vende të tjera dhe ajo i referohet në mënyrë specifike Ballkanit.

    “Nëse Rusia na pushton, duhet treguar kujdes për Ballkanin. Ajo që rusët po bëjnë sot në Serbi është se po përpiqen të provokojnë tension”, tha ajo duke kujtuar se për këtë duhet kujtuar nisja e Luftës së Dytë Boterore.

    Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson thotë se një pushim i Ukrainës nga Rusia nuk do të ishte katastrofik vetëm për dy vendet por për të gjithë botën.

    Johnson ka paralajmëruar Putinin gjatë një telefonate që kanë zhvilluar të hënën se kjo gjë do të pasohej me sanksione të forta ekonomike si dhe NATO do t’i shkonte në ndihmë Ukrainës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!