×
  • Lajme
  • Botë

    Mjekja zbulon se të gjithë pacientët me Coronavirus kanë pasur këtë simptomë të njëjtë dhe të pazakontë

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 23:58

    Një prej infermiereve në Spitalin e Qendrës së Kujdesit në Kirkland, e konsideruar si pikën kryesore e pandemisë së coronavirusit në Uashington, Chelsea Ernest tha se simptoma unike dhe më e rëndësishme e Covid-19 tek çdo pacient ishte fakti që sytë e tyre ishin të skuqur.


    Ajo tha për CNN se kjo ishte simptoma më karakteristike dhe se ajo personalisht ishte dëshmitare se ishte e pranishme në të gjithë pacientët e infektuar me virusin koronar që hasi.

    “Ne kishim pacientë që nuk kishin simptoma ose probleme përveç syve të skuqur. Edhe një teknik mjekësor nga ambulanca më pyeti:” A më duket mua,  apo  të gjithë i kanë sytë e skuqur?”, tha ajo për CNN.

    Nga ana tjetër, as Organizata Botërore e Shëndetit dhe as Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) nuk renditën skuqjen e syve si një nga simptomat e mundshme në listën e simptomave. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!