Mjeku gjerman Stefan Kluge ka paralajmëruar se do të mund të vinte deri të “efektit jo-jo”, e ngjashme me atë të dietave – në rastin e coronavirusit.
Gjatë një interviste dhënë për Hamburger Abendblat, Kluge tha se pret që së shpejti të ndodh edhe vala e tretë e coronavirusit, transmeton Telegrafi.
“Do të shohim efektin jo-jo kur tani të fillojnë të bien numrat dhe të vjen deri te lehtësimi i masave. Frikësohem që qytetarët sërish nuk do të jenë të vëmendshëm”, ka paralajmëruar ai.
Pas valës së parë në pranverë, numrat e coronavirusit me kalimin e muajve filluan të bien, por tani sipas Kluges në një gjë të tillë nuk duhet llogaritur.
“Gjatë dimrit njerëzit për shkak të temperaturave të ulëta qëndrojnë më shumë në ambiente të mbyllura. Jam i brengosur se do të ndodh vala e tretë – përkatësisht duhet të kalojmë sërish nëpër një gjë të tillë”, ka shtuar Kluge.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.