Kina po përballet me virusin vdekjeprurës, ‘koronavirus’, nga i cili në të gjithë botën janë prekur 1280 persona.
Tani në Kinë është raportuar se edhe një mjek, Liang Wudong, 62 vjeç, ka vdekur nga ky virus, transmeton Reporteri.net
Liang Wudong ishte duke trajtuar pacientët e shumtë që vinin në spitalin Wuhan, ndërkaq sot mediat kanë raportuar se ai ka vdekur në mëngjes shkaku i këtij virusi.
“Liang Wudong, 62 vjeç, i cili ishte duke trajtuar pacientë në Wuhan, vdiq nga virusi këtë mëngjes,” thuhet në një njoftim në Twitter.
Wudong, ishte një mjek që kishte dalur në pension, por në momentin që u hartua plani për t’i dalur në ndihmë të prekurve nga virusi, ai përsëri veshi mantelin e bardhë, por që fatkeqësisht ai ndërroi jetë këtë mëngjes.
Autoritetet kineze kanë konfirmuar se nga virusi vdekjeprurës kanë vdekur 41 njerëz, kurse mbi 1 mijë e 300 persona tjerë janë të infektuar /Reporteri.net/
Doctor died of the new #coronavirus – Liang Wudong, a senior doctor at a hospital in #Wuhan, died on January 25 after failing treatment for the new pneumonia at the age of 62. This is the very FIRST case of death concerning a doctor since the outbreak of the #CoronavirusOutbreak pic.twitter.com/BMEnrUGkc7
— Coronavirus News (@All_Coronavirus) January 25, 2020