×
  • Lajme
  • Botë

    Mjeku i pakujdesshëm infekton një fshat të tërë me virusin HIV

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 10:48

    Prindërit masivisht po i testojnë fëmijët e tyre nën dyshimet se janë infektuar me HIV në një fshat në Pakistanin jugor.


    Nga mediat e huaja raportohet se aty qindra njerëz se janë infektuar me një virus të rrezikshëm nga një mjek që përdorte shiringa të kontaminuara, transmeton Reporteri.net.

    Ekspertët thonë se më shumë se 400 vetë, shumë prej të cilëve fëmijë, janë testuar pozitivisht për virusin HIV gjatë javëve të fundit. Ata paralajmërojnë për një rritje të shkallës së infektimit në Pakistan, për shkak të përdorimit të pajisjeve johigjienike dhe praktikave të këqija mjekësore – shpesh në duart e mjekëve të papërgatitur.

    Mukhtar Pervez, një nga fshatarët lokalë, mezi pret që vajza e tij të testohet, pasi ka frikë se gjendja jo e mirë shëndetësore kohëve të fundit ka të bëjë me këtë virus të rrezikshëm.

    Për të tjerët, frika e tyre më e keqe tashmë është bërë realitet. Nisar Ahmed arriti në klinikë në  kërkim të dëshpëruar për ilaçe pasi vajza e tij tre-vjeçare doli pozitive në testin për virusin HIV.

    Popullsia në rritje e Pakistanit përballet me mungesën e akcesit ndaj kujdesit shëndetësor cilësor, pas dekadave të investimeve të pamjaftueshme shtetërore, duke lënë komunitetet e varfra rurale veçanërisht të pambrojtura, pasi punonjësit mjekësorë të pakualifikuar punojnë në to./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!