Për vitin e kaluar, organizatat botërore të klimatologjisë kanë konstatuar se ishte viti i katërt më i nxehtë që kur ekzistojnë matjet meteorologjike.
Duke mos qenë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, nuk është ndonjë ngushëllim, sepse kjo është në përshtatje me trendet e ndryshimeve klimatike gjithnjë e më serioze.
Me fjalë të tjera, pesë vitet janë vitet më të ngrohta që kur ekzistojnë matjet meteorologjike, transmeton Reporteri.net.
Këtë vit, tremujori i parë në mbarë botën ishte i treti më i nxehti në 140 vitet e fundit. Më ngrohtë ishte vetëm në vitet 2016 dhe 2017. Marsi në Evropë ishte më i nxehti në 140 vitet e fundit që kur bëhen matjet. Në nivel botëror ishte marsi i dytë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë.
Ngadalë po po krijohet një imazh i asaj që e pret Evropën dhe Ballkanin këtë verë. Për Evropën Juglindore, kompania “Weather Company” e IBM-së parashikoi disa javë më parë se mund të ishte paksa më e ftohtë se mesatarja, por që qershori do të ishte shumë më i ngrohtë sesa mesatarja, edhe pse me më shumë reshje se zakonisht.
Modeli i IBM për muajin korrik njofton nxehtësi dhe thatësira mbi nivelin e mesatares, domethënë, një verë që nuk e mbajmë mend në vitet e fundit.
Qershori
Ky muaj sipas modeleve të ECMWF, do të jetë në përputhje me mesataren. Shi parashihet të ketë pak më shumë se zakonisht.
Korriku
Nga Deti Adriatik në Ballkanin Qendror, temperatura mesatare gjatë këtij muaji do të jetë deri në 1° C më e lartë se mesatarja, sipas ECMWF, gjë që do të ndihet mjaft mirë. I nxehti do të jetë gjithnjë e më i madh, deri në veri të Hungarisë dhe Sllovakisë, ku parashikohen temperatura prej 3 ° C mbi mesataren për muajin korrik. Reshje do të ketë pak më shumë se mesatarja, por nuk do të jenë shumë të theksuara.
Gushti
Në të gjithë Ballkanin, ky muaj parashikohet të jetë të paktën 1 ° C më i ngrohtë se mesatarja, gjersa nxehtësia më e madhe parashikohet në Vojvodinë, pjesë të Rumanisë dhe Maqedonisë./Reporteri.net