Mohamed al Bashir është emëruar kryeministër i përkohshëm i qeverisë kalimtare siriane.
Përmes një deklaratë televizive është njoftuar se al Bashir do të mbajë rolin deri më 1 mars 2025.
Mohamed al Bashir drejtoi qeverinë e shpëtimit të udhëhequr nga rebelët, përpara se ofensiva e rrufeshme të përfshinte edhe Damaskun.
Në anën tjetër, rebelët kanë urdhëruar luftëtarët të tërhiqen nga qytetet.
Ata gjithashtu urdhëruan vendosjen e njësive policore dhe forcave të sigurisë së brendshme të lidhura më Hayat Tahrir al-Sham.
Luftëtarët e opozitës siriane kanë deklaruar se vendi është “çliruar” pasi ata ia mësynë kryeqytetit dhe njoftuan se presidenti Bashar al-Assad ishte larguar nga kryeqyteti në një destinacion të panjohur.
Festimet shpërthyen në Damask dhe pjesë të tjera të vendit, duke përfshirë përgjatë kufirit me Libanin fqinj, me shumë sirianë të zhvendosur që vendosën të kthehen në shtëpi.
Përparimi mahnitës i opozitës erdhi pas 13 vitesh lufte brutale, duke i dhënë fund më shumë se gjysmë shekulli sundimit të familjes al-Assad.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.