×
  • Lajme
  • Botë

    Momenti emocionues në Turqi, inferemieret mbrojnë me trupat e tyre foshnjat në inkubator

    Reporteri
    14 Shkurt 2023 | 19:14
    Pamje nga momenti i tërmetit në spitalin e fëmijëve në Adana të Turqisë

    Pamje drithëruese janë ato që vijnë nga qyteza e vogël e Adana, një nga më të goditurat nga tërmetet shkatërrimtare që shkaktuan mbi 40 mijë të vdekur në Turqi e Siri.

    Në mediat turke janë bërë virale disa pamje nga brenda spitalit të fëmijëve, ku kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur infermieret vrapojnë drejt dhomave të inkubatorëve ku gjendeshin foshnjat e porsalindura, duke i mbrojtur ato edhe me trup.

    Në pamjet e pasqyruara në kamerën e sigurisë, shihen se si infermieret e spitalit në vend që të dalin jashtë godinës, vrapuan drejt dhomave për të “përqafuar” inkubatorët duke mos i lënë ato të rrëzohen në tokë.

     

    “Kjo është hera e parë që na ndodh diçka e tillë. Inkubatorët me foshnja po dridheshin. Të gjithë nxituam te foshnjat sepse ne na është besuar një punë e tillë. Edhe ne jemi nëna. Mbi të gjitha siguria e tyre, edhe pse ishim shumë të frikësuara në atë moment. Mund të ishim larguar, por u qëndruam pranë”, u shpreh një nga infermieret heroina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!