×
  • Lajme
  • Botë / VIDEO

    Momenti i arrestimit të 12-vjeçarit që plagosi tre nxënës në një shkollë në Finlandë

    Reporteri
    02 Prill 2024 | 11:23

    Një 12-vjeçar ka plagosur sot tre nxënës të një shkolle në Finlandë, shkruan Reporteri.net.

    Fillimisht u raportua se i dyshuari ishte 13 vjeçar, por policia më pas ka konfirmuar se si i dyshuari poashtu edhe viktimat janë të moshës 12-vjeçare.

    Policia e zonës ku dhe ndodhi ngjarja ka arritur që ta arrestojë 12-vjeçarin, arrestim ky që mediat finlandeze shkruajnë se ka qenë tejet paqësor, ku 12-vjeçari u kap me gjithë armën që kishte.

    Incidenti ndodhi në shkollën Viertola në Vantaa mëngjesin e kësaj të marte.

    Autori i dyshuar kishte arritur të largohej rreth pesë kilometra nga lokacioni Jokiranta i shkollës Viertola. Sipas një dëshmitari okular i dyshuari ishte i veshur me rroba të zakonshme./Reporteri.net/

    13-vjeçari plagos tre fëmijë në një shkollë në Finlandë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!