Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është transportuar drejt spitalit në Banska Bistrica, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri mesditën e së mërkurës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Fico raportohet se është qëlluar në abdomen, krahë dhe këmbë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë kryeministrin e plagosur duke e bartur në spital.
“Ka pasur një atentat ndaj R. Ficos. Ai u qëllua disa herë dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare”, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të Ficos në Facebook.
Kryeministri sllovak në rrezik për jetën, po i nënshtrohet operacionit
I dyshuari për atentatin ndaj kryeministrit sllovak është arrestuar menjëherë pas sulmit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.