×
  • Lajme
  • Botë / Konflikti në Lindjen e Mesme

    Momenti kur lideri i Hamasit e kupton se Izraeli ia ka vrarë tre djemtë dhe katër nipat

    Reporteri
    11 Prill 2024 | 7:33

    Disa pamje të publikuara në media, tregojnë momentin kur kur lideri i Hamasit,  Ismail Haniyeh mori lajmin për vrasjen e tre fëmijëve dhe katër nipërve të tij.

    Haniyeh po vizitonte palestinezët e plagosur të cilët u evakuuan nga Gaza për trajtim në një spital në Doha në momentin kur mori vesh lajmin, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Sipas pamjeve të verifikuara nga Al Jazeera, Haniyeh pas lajmit citohet të ketë thënë: “Zoti ua lehtësoftë rrugën”.

    Ndërkohë sipas BBC, lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka konfirmuar se tre nga djemtë dhe katër nipërit e tij janë vrarë në një sulm ajror në Gaza. Mediat e lidhura me Hamasin thanë se makina me të cilën po udhëtonin djemtë e tij u godit në kampin Al-Shati pranë qytetit të Gazës.

    Haniyeh tha se incidenti nuk do të ndryshonte kërkesat e Hamasit në bisedimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi.

    Ushtria izraelite tha se djemtë ishin anëtarë të krahut ushtarak të Hamasit. Grupi thuhet se ishte duke shkuar për në një festë familjare për të shënuar ditën e parë të festës myslimane të Bajramit.

    Haniyeh i tha transmetuesit Al Jazeera se tre djemtë – Hazemi, Amiri dhe Muhamedi – kishin mbetur në Gaza gjatë luftës.

    Një deklaratë nga Hamasi më vonë tha se katër nga nipërit e Haniyeh – Mona, Amal, Khaled dhe Razan – ishin në mesin e të vrarëve në atë që ata e quajtën sulmin “tradhtar dhe frikacak”.

    Haniyeh tha se e dëgjoi lajmin teksa po vizitonte palestinezët e plagosur që ishin dërguar për trajtim në kryeqytetin e Katarit, Doha, ku jeton lideri i Hamasit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!