Kompania mëmë e Facebook-ut, Meta, ka larguar puna 11.000 njerëz, ose rreth 13 për qind të fuqisë së saj punëtore, pasi po përballet probleme.
Lajmi mori shumë shpejt dhenë. Së fundmi është publikuar një video ku shihet Mark Zuckerberg duke u dhënë lajmin punonjësve.
“Unë jam themeluesi dhe CEO, unë jam përgjegjës për shëndetin e kompanisë sonë, për drejtimin tonë dhe për të vendosur se si ne ekzekutojmë,” tha ai.
Më pas, Zuckerberg u tha të pushuarve se ai mori “përgjegjësinë e plotë” për vendimin.
“Ishte një nga thirrjet më të vështira që më është dashur të bëj në 18 vitet e drejtimit të kompanisë,” tha CEO, duke shtuar, “Natyrisht, kjo ka një ndikim të madh në jetën tuaj. Por edhe për misionin tonë”.
Zvogëlimet e vendeve të punës vijnë vetëm një javë pas shkarkimit të pothuajse gjysmës së punëtorëve në kompaninë Twitter, e cila tash është në pronësi të miliarderit, Elon Musk
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.