Një prej përdoruesve të rrjetit social X, ka regjistruar momentin kur minarja e xhamisë së vjetër 850 vite në Marok, shkundet nga dridhjet e fuqishme.
Nga ky tërmet deri më tani kanë humbur jetën mbi 2 mijë persona, kurse mbi 1.400 tjerë janë në gjendje kritike.
Mbi 300 mijë banorë janë prekur nga ky tërmet i fuqishëm që goditi kryesisht pjesët malore, kurse shumë prej tyre e kanë kaluar natën e dytë në ambient të hapur.
Bëhet fjalë për xhaminë në sheshin e Marakeshit, në video shihet njerëzit duke ikur sa më larg që munden nga xhamia, nga frika se ajo mund të shembet dhe t’i zë nën.
Ndryshe, kjo qendër ekonomike, ishte më së afërti epiqendrës së tërmetit. Banorët ishin dëshmitarë të shembjes së disa ndërtesave që ishin në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Megjithatë pavarësisht fuqisë së madhe shkatërruese të tërmetit prej 7.2 shkallë të Rihterit, minarja e xhamisë i mbijetoi më të keqes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.