×
  • Lajme
  • Botë / Një i vdekur dhe dy të plagosur

    Momenti kur nxënësit largohen nga shkolla ku ndodhi sulmi në Finlandë

    Reporteri
    02 Prill 2024 | 15:27

    Një 12-vjeçar në një shkollë në Finlandë ka shtënë sot në drejtim të disa nxënësve të shkollës së tij në Viertola në Vantaa mëngjesin e kësaj të marte, shkruan Reporteri.net.

    Nga ky sulm ka mbetur i vrarë një fëmijë dhe dy të tjerë të plagosur rënëdë, konfirmoi sot policia në një konferencë për media.

    Gjatë sulmit fëmijët u mbyllën nëpër klasat e tyre, e të cilët më pas janë larguar një e nga një nga aty.

    Foto: KARL VILHJÁLMSSON
    Foto: KARL VILHJÁLMSSON
    Foto: KARL VILHJÁLMSSON

    12-vjeçari pas sulmit që kreu, u arrestuar nga policia pesë kilometra larg vendit të ngjarjes.

    Viktimat ishin shokët e tij të klasës.

    Sipas hetimeve të policisë, nuk ka të dhëna se një veprim i tillë ishte planifikuar. Ai gjithashtu nuk ka precedentë të mëparshëm penalë.

    Policia do të marrë në pyetje të dyshuarin gjatë ditës së sotme dhe më pas do t’ia dorëzojë organeve sociale. Në Finlandë, një person nën 15 vjeç nuk mund të burgoset, sepse fëmija nuk është penalisht përgjegjës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!