×
  • Lajme
  • Botë / Video

    Momenti kur polici i maskuar si “Babadimër” arreston trafikantët e drogës në Peru

    Reporteri
    24 Dhjetor 2023 | 16:20

    Një grup oficerësh policie në Peru , njëri prej të cilëve ishte maskuar si Santa Claus për të qenë “i pazbuluar”, çmontoi një bandë trafikantësh droge në një qytet në veri të Limës.

    Oficerët e policisë kanë surprizuar dy personat që po shisnin marihuanë në një shtëpi në Urale. Njëri prej tyre “u veshu si Santa Claus për të kaluar pa u vënë re në këtë lagje të rrezikshme”, u tha gazetarëve koloneli Walter Palomino, kreu i njësisë së narkotikëve të policisë peruane.

    “Strategjia jonë ka qenë e suksesshme,” shtoi ai.

    “Babagjyshi” nuk ka hyrë nga oxhaku për të ndarë dhuratat por ka thyer derën e shtëpisë dhe ka arrestuar njërin nga të dyshuarit.

     

    Në këtë operacion u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan qindra pako marijuanë, vlera e të cilave ende nuk është përcaktuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!