×
  • Lajme
  • Botë

    Momenti kur talibanët derdhin në kanal 3 mijë litra alkool

    Reporteri
    03 Janar 2022 | 10:38

    Shërbimi i Inteligjencës i talebanëve tha të dielën se kishte sekuestruar rreth 3,000 litra alkool kontrabandë.

    Alkoooli u derdh në një kanal në Kabul, pasi regjimi i ri islamist ndaloi dhe ndëshkoi ashpër shitjen dhe konsumimin e pijeve alkoolike.

    Në një video të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës (GDI), uniformat e shërbimeve speciale të Emiratit Islamik të Afganistanit shfaqen teksa zbrazin fuçi të mëdha në kanal.

    GDI tha në një deklaratë se 3000 litra alkool u kapën dhe u shkatërruan pas një operacioni në një qark të kryeqytetit afgan, gjatë të cilit u arrestuan tre persona.

    “Myslimanët duhet të përmbahen nga prodhimi dhe konsumimi i alkoolit.”

    Shitja dhe konsumimi i alkoolit u ndalua zyrtarisht në ditët e qeverisë së mëparshme, e cila u mbështet nga Perëndimi.

    Por talibanët, të njohur për interpretimin e tyre fondamentalist të ligjit islamik, e shtuan goditjen e tyre pasi morën pushtetin në mes të gushtit.

    Ministria e Etikës dhe Parandalimit të Imoralitetit ka nxjerrë edhe rekomandime të ndryshme që kufizojnë të drejtat e grave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!