Tërmeti i fuqishëm i shkallës 5.7 që ra pak më parë në Stamboll ka shkaktuar panik në qytet duke bërë që banorët të dalin jashtë.
Nga të dhënat paraprake nuk bëhet me dije për jetë të humbura, ndërsa një numër i madh qytetarësh kanë rendur në spitale për të marrë ndihmë mjekësore për plagët e lehta.
Ndërkohë, tërmeti duket se ka shkaktuar disa dëme të konsiderueshme në ndërtesa duke bërë të pabanueshme një numër të madh të tyre. Ne rrjetet sociale qarkullon edhe një video e shembjes së minares së një xhamie për shkak të lëkundjeve të forta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.