×
  • Lajme
  • Botë

    Momente tmerri për turistët: Polici theret tri herë me thikë në plazh

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 12:47

    Ky është momenti i tmerrshëm kur një shef policie spanjoll goditet  me thikë nga një shitës ilegal në plazh. E gjithë ngjarja ndodhi në sy të  turistëve të tmerruar, ndërkohë që oficerët e policisë po përpiqeshin ta largonin nga plazhi, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.


    Antonio Garrido u godit me thikë tri herë pas një sulmi të befasishëm nga një prej shitësve gjatë një aksioni të policisë në Punta Umbria, jugperëndim të Spanjës.

    Lidhur me këtë, tre persona ua arrestuan duke përfshirë një pushues i cili po filmonte, ndërkohë që ngjarja ndodhi.

    Shefi i policisë u dërgua menjëherë në spital, në qytetin e Huelva ku gjendja e tij është përshkruar si ‘e qëndrueshme’.

    Mjekët konfirmuan se thika nuk kishte prekur asnjë nga organet vitale të viktimës.

    Sulmuesi u arrestua nën akuzat për tentim-vrasje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!