Moti i ligë ka kapluar një pjesë të Greqisë, ku sipas mediave greke qyteti Kallamata është goditur nga një tornado e fuqishme që ka shkatërruar gjithçka që i ka dalë përpara.
E për ta dokumentuar këtë një grup punonjësish brenda një fabrike kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet se si erërat e forta shkatërrojnë objektet afariste dhe gjithçka tjetër para vetes, transmeton Telegrafi.
Ata kanë njoftuar se ishin brenda fabrikës duke punuar kur dëgjuan zhurmë të madhe, për fat të mirë ata kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim, ndërsa dëmet materiale vlerësohen të jenë shumë të mëdha.
Skenat e filmuara nga kamerat e sigurisë duken të ngjashme me ato apokaliptike nga filmat e Hollywood-it, megjithatë këto janë të vërteta, ndërsa autoritetet lokale kanë bërë të ditur se deri më tani nuk ka pësuar ndonjë njeri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.