×
  • Lajme
  • Botë

    Moska: Kievi ka të drejtë të anëtarësohet në BE, por ndryshon puna kur bëhet fjalë për aleancat ushtarake

    Reporteri
    18 Shkurt 2025 | 11:49

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia nuk është kundër anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian pasi nuk e sheh këtë si kërcënim për sigurinë e saj.

    Këtë Peskov e tha në një prononcim për gazetarët, raporton BBC.

    “Kjo është e drejta sovrane e çdo vendi. Ne po flasim për proceset integruese dhe ekonomike, dhe këtu, natyrisht, askush nuk mund t’i diktojë asgjë asnjë vendi. Ne nuk do ta bëjmë këtë,” thotë Peskov.

    “Por qëndrimi ynë për çështjet që lidhen me sigurinë, mbrojtjen apo aleancat ushtarake është krejtësisht i ndryshëm. Ka një çështje tjetër dhe është e njohur për të gjithë,” shton ai.

    Ai gjithashtu thotë se nuk ka më shumë informacion për një takim të mundshëm Trump-Putin, por bisedimet e sotme mund të japin sqarime të mëtejshme./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!