×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Motër dhe vëlla humbin jetën nga Koronavirusi brenda një jave

    Reporteri
    20 Dhjetor 2020 | 21:54

    Adelita Cruz Trevino, 39 vjeç dhe Nicolas Trevino , 35 vjeç, kanë humbur jetën nga Covid-19 vetëm një javë larg nga njëri-tjetri.


    Ata nuk ishin vetëm motër e vëlla por edhe shokë të ngushtë.

    Të dy rezultuan pozitiv nga koronavirus në 6 Nëntor, pas një udhëtimi në Kaliforni për të marrë pjesë në funeralin e xhaxhait, tha vëllai i tyre Daniel Trevino per CNN.

    Adelita ndërroi jetë më 29 Nëntor në spitalin Ascension Borgess, ndërsa vëllai i saj vdiq një javë më vonë në spitalin Spectrum Health.

    “Unë nuk e uroj këtë për askënd,” tha Trevino.

    “Motra ime ishte 39 vjeç dhe vëllai im 35. Shumë të rinj. Ata kishin akoma për të jetuar, por fatkeqësisht jeta e tyre u ndërpre nga virusi.”

    Adelita kishte të gjitha simptomat e virusit, nga ethet deri te dhimbjet e kockave, sipas motrës tjetër Jesusa Vela. Ajo u shtrua në spital ditën që rezultoi pozitive dhe nuk u largua më.

    Ndërsa vëllai Nicolas u karantinua në shtëpi, por u rikthye në spital një javë më vonë kur gjendja e tij u keqësua, tha Vela për CNN.

    “Ata ishin gjithmonë në shtëpitë e njëri-tjetrit dhe bënin shumë gjëra së bashku,” shtoi ajo.

    Në pamundësi për të vizituar familjarët e tyre në spital, familja foli me ta përmes videove duke u lutur mbi shëndetin e tyre.

    Një llogari ne Go Fund Me është hapur për të mbledhur fonde për shpenzimet e varrimit të tyre dhe për të ndihmuar fëmijët, të cilët akoma nuk e pranojnë vdekjen e prindërve të tyre.

    Familja ka falenderuar komunitetin e Kishës për mbështetjen në një kohë të vështirë dhe shpresojnë që historia e tyre të shërbejë si një paralajmërim për familjet që po planifikojnë të mblidhen për sezonin e festave.

    ”Maska është e përkohshme,” tha Trevino .

    “Kur humb dikë, ai nuk do të kthehet më .”

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!