×
  • Lajme
  • Botë

    Moti i keq shkakton përmbytje në Lombardi

    Reporteri
    05 Gusht 2021 | 12:10

    Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar problematika në  Lombardi të Italisë.


    Pas reshjeve të vazhdueshme gjatë dy ditëve të fundit në liqenin Como është rritur niveli i ujit, duke shkaktuar bllokime në rrugët e qytetit.

    Ndërkohë gjatë natës dhjetëra zjarrfikës kanë ndërhyrë për të ndihmuar qytetarët nga përmbytjet në këtë zonë.

    Situata është paraqitur kritike në provincën e Lecoo ku rreth 120 persona janë evakuuar.

    Ndërsa rruga Regina pranë Colono do të qëndrojë e mbyllur deri në orën 20:00 si masë paraprake për shkak të rrëshqitjes së dherave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!