Të gjithë punonjësit e qeverisë federale do të duhet të tregojnë se çfarë kanë punuar javën e fundit ose do të përballen me shkarkimin, tha Elon Musk të shtunën.
Musk postoi në X se punonjësit do të marrin një email “së shpejti” duke kërkuar të “tregojnë atë që kanë bërë javën e kaluar”. Mungesa e përgjigjes, tha Musk, “do të merret si një dorëheqje”, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Është e paqartë se në cilin autoritet ligjor, nëse ka, po mbështetet Musk.
Consistent with President @realDonaldTrump’s instructions, all federal employees will shortly receive an email requesting to understand what they got done last week.
Failure to respond will be taken as a resignation.
— Elon Musk (@elonmusk) February 22, 2025
Njoftimi vjen vetëm disa orë pasi Presidenti Donald Trump shkoi në Truth Social duke lavdëruar Musk për punën e tij me Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë për zvogëlimin e qeverisë federale dhe e shtyu atë të “bëhej më agresiv”.
“Elon po bën një punë të shkëlqyer, por do të doja që ai të ishte më agresiv”, postoi Trump në platformën e tij “Truth Social”. “Mos harroni, ne kemi një vend për të shpëtuar, por para së gjithash, ta bëjmë atë më të madh se kurrë më parë”, shkroi Trump.
Pakë më vonë erdhi përgjigja e Musk.
“Do ta bëj, zoti President”, shkroi Musk në X. /Reporteri.net/
Will do, Mr. President! pic.twitter.com/2VMS2wY7mw
— Elon Musk (@elonmusk) February 22, 2025