×
  • Lajme
  • Botë

    Mutacioni i Covid: SHBA merr vendimin për britanikët që do udhëtojnë nga 28 dhjetori

    Reporteri
    25 Dhjetor 2020 | 18:43

    Të gjithë pasagjerëve të linjave ajrore që mbërrijnë nga Britania në SHBA do tu kërkohet testi i koronavirusit që të jetë kryer brenda 72 orësh me përgjigjen negative.


    Vendimi është marrë për shkak të shqetësimeve të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit që ka shpërthyer në Britani e që transmetohet 70% më shumë se variantet e tjera.

    Ky vendim hyn në fuqi duke nisur nga data 28 dhjetor dhe pasagjerët do duhet të sigurojnë dokumentancionin me shkrim të rezultatit të testit të Covid për kompanitë ajrore.

    SHBA nuk ka vendosur të bllokojnë kufijtë me Britaninë, siç ka vendosur BE-ja, edhe pse Franca i hapi kufijtë por me rregulla.

    Nga ana tjetër, Britania ka ndaluar udhëtimet për shumë qytetarë, për shkak të rrezikut të përhapjes së mutacionit të virusit.

    Zyrtarët shëndetësorë thonë se nuk ka prova se varianti i ri është më vdekjeprurës, ose do të reagonte ndryshe ndaj vaksinave, por është deri në 70% më i transmetueshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!