×
  • Lajme
  • Botë

    Myslimania amerikane dëmshpërblehet me 120 mijë dollarë pasi u detyrua ta hiqte mbulesën

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 8:53

    Një grua myslimane nga Minnesota e Shteteve të Bashkuara është dëmshpërblyer me 120 mijë dollarë për ta zgjidhur një rast në gjykatë, ku ajo u ankua se u detyrua nga autoritetet që ta largojë shaminë në burg për t’u fotografuar pasi e kishte kryer një shkelje në trafik.


    Aida Shyef Al-Kadi u paraqit së bashku me avokatët e saj në selinë qendrore të Këshillit për Marrëdhënie Amerikano-islamike në Minneapolis për ta dhënë njoftimin për këtë vendim të gjykatës.

    Al-Kadi, 57 vjeçe, tha se trajtimi i saj në burgun e rajonit Ramsey në gusht të vitit 2013 ishte njëra ndër përvojat më shkatërruese dhe dëmtuese në jetën e saj.

    “E dija se nuk doja që asnjë grua tjetër myslimane ta përjetojë atë që e përjetova unë”, tha ajo.

    Një gjykatës e kishte lëshuar fletarrestimin për këtë grua pasi ajo nuk ishte paraqitur në gjykatë për shkak të një shkeljeje në trafik në kohën kur po e dërgonte vajzën e vet në spital, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

    Në ankesën ligjore, ajo u ankua se autoritetet lokale ia kanë shkelur të drejtat kushtetuese dhe e kanë diskriminuar për shkak të besimit fetar.

    Zonja Al-Kadi është lindur dhe është rritur në Ohio të Shteteve të Bashkuara, por ishte vendosur në Minnesota në vitin 2005 në mënyrë që vajza e saj të kishte qasje në trajtim të veçantë mjekësor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!