Presidenti ametrikan, Donald Trump mbrojti largimin e trupave amerikane nga Siria, duke argumentuar se ai po mbante një premtim fushate dhe se Shtetet e Bashkuara “kurrë nuk pranuan të mbronin kurdët për pjesën tjetër të jetës së tyre”.
“Asnjëherë nuk kemi rënë dakord t’i mbrojmë Kurdët. Ne i mbështetëm ata për tre e katër vjet. Asnjëherë nuk kemi rënë dakord t’i mbrojmë Kurdët për pjesën tjetër të jetës së tyre”, citohet të ketë thënë Trump gjatë ditës së djeshme.
Mirëpo, në disa pamje të publikuara po ashtu dje në mediat e huaja, shihet se si disa qytetarë kurdë i gjuajnë me patate automjetet e blinduara të ushtrisë amerikane përderisa ushtarët po tërhiqeshin nga veriu i Sirisë dhe po shkonin drejt territorit të Irakut.
Njëra nga automjetet e forcave amerikane madje shihet duke kaluar nëpër trotuar në përpjekje për t’iu shmangur turmës së njerëzve. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.