Fotografia e fundit e publikuar nga NASA tregon mjegullnajën “Carina Nebula”.
Mjegullnaja Carina ishte një objektiv klasik i teleskopit Hubble, paraardhësi i Webb.
Carina është një nga mjegullnajat më të mëdha dhe më të ndritshme në qiell, e vendosur afërsisht 7,600 vite dritë larg nga Toka. Mjegullnajat janë çerdhe yjore.
Ato janë një re masive gazi dhe pluhuri në të cilat formohen yje të rinj.
Në këtë imazh të Webb-it, nuk shihen vetëm yjet, aty ka gaz dhe pluhur. Një nga qëllimet kryesore shkencore të Webb është të studiojë se si formohen yjet dhe Carina është një vend i shkëlqyer për ta bërë këtë, shkruan BBC.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.