Ukraina mund t’i japë territor Rusisë në këmbim të anëtarësimit në NATO dhe fundit të luftës, ka sugjeruar një zyrtar i lartë i NATO-s, duke nxitur reagim nga Kievi.
Stian Jenssen, shef i stafit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s , ka thënë se ndërsa çfarëdo marrëveshje paqeje do të duhej të ishte e pranueshme për Ukrainën, anëtarët e aleancës po diskutonin se si luftës 18-mujore mund t’i jepet fund, raportoi Guardian.
“Mendoj se një zgjidhje mund të jetë që Ukraina të japë territor, dhe ta marrë anëtarësimin në NATO në këmbim”, ka thënë Jenssen.
Ukraina megjithatë vazhdimisht ka bërë thirrje për rikthimin e kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht të para 2014-s, dhe është e angazhuar në kundërofensivë në përpjekje që të rikthejë pjesë të mëdha të vendit të marra nga Rusia.
Jenssen me kujdes theksoi se ai thjesht po e shtron një ide dhe se “duhet të jetë në dorën e Ukrainës që të vendosë kur dhe në çfarë kushte duan të negociojnë”.
Kievi ka thënë se çfarëdo marrëveshje për territor e NATO-s do të ishte shpërblim për Rusinë. “Këmbim i territorit për një ombrellë të NATO-a? Është qesharake”, ka thënë Mykhaili Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.