Nju Jorku ka raportuar vdekjen e parë të një fëmije nga koronavirusi.
Mosha e fëmijës nuk është bërë e ditur por, sipas NBC, i mituri kishte probleme shëndetësore.
Që nga e hëna në mbrëmje, në Nju Jork janë shënuar 1,218 viktima, duke bërë që gvernatori Cuomo të lëshonte një apel urgjent për mjekët që duan të kontribuojnë villnetarisht.
Në Nju Jork numërohen mbi 75,000 raste me koronavirus.
“Ju lutemi ejani të na ndihmoni në Nju Jork, tani,” tha guvernatori.
Deri më tani në SHBA janë regjistruar 3,170 viktima dhe 175,067 të infektuar nga Covid-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.