×
  • Lajme
  • Botë

    Ndërkohë që presim fituesin, shifra rekord po luhen në bastet online për presidentin e SHBA-së

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 20:18

    Gara politike më e ndjekur në botë arrin momente të tjera historike teksa Biden arrin shifrën më të madhe të votës popullore, duke ia kaluar edhe Obamës.


    Moment historik arrin edhe basti për postin e presidentit. Nëse nuk e dije, ekzistojnë kompani online ku mund të vësh bast edhe mbi karrigen e qeverisë amerikane, shifër historike edhe kjo.

    Në total janë $564 milion e në rritje, të regjistruara në faqen evropiane Betfair. Për të kuptuar diferencën gara e 2016 mblodhi vetëm $281.9 milion.

    Koeficienti më i ulët regjistrohet për fitoren e Biden me -556 pasi mundësia që ai të fitojë është 82.9% sipas Betfair. Pavarsisht se paratë ndahen në një raport 50 me 50 midis dy kandidatëve 10 bastet më të larta janë për Biden. Me shifrën më të lartë prej $1.3 milion bast, e cila neto do siguronte $700,000 fitim nëse rezultati do të favorizojë kandidatin demokrat.

    Shifra të cilat bazohen mbi vullnetin e popullit jashtë USA por edhe brenda saj vetë rekordi prej 69,512,303 votash popullore ende në rritje për ish Zv. Presidentin flasin qartë.

    Megjitatë asgjë nuk ka përfunduar, numërimi vazhdon e më pas gjithçka varet nga vota kolegjiale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!