×
  • Lajme
  • Botë

    Ndërmjetësuesja për paqe në Afganistan mbetet e plagosur gjatë tentim vrasjes ndaj saj

    Reporteri
    16 Gusht 2020 | 15:07

    Një anëtare e ekipit negociator për paqe në Afganistan është plagosur gjatë një përpjekje për tentim vrasje ndaj saj.


    Fawzia Koofi, e cila është edhe anëtare e parlamentit, u sulmua të premten pasdite afër kryeqytetit Kabul, gjersa po kthehej nga një vizitë nga provinca veriore Parvan.

    Koofi është pjesë e ekipit 21 anëtarësh e cila përfaqëson qeverinë afgane në bisedat paqësore me Talibanin dhe njëra nga pak femra ndërmjetësuese, pas arritjes së një marrëveshjeje të SHBA-së më militantët në shkurt të këtij viti.

    Fawzia Koofi me motrën e saj Maryam Koofi u ndalën në një treg kur u sulmuan nga disa njerëz me armë, tha Tariq Arian, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

    Edhe anëtarët e Talibanit, edhe ata të Shtetit Islamik vazhdojnë të sulmojnë anëtarët e qeverisë, por Zabihullah Maujhid, zëdhënës për Talibanin, mohoi se ky grup ishte i përfshirë në këtë sulm.

    Marrëveshja e bërë nga SHBA-ja ka për qëllim rekrutimin e Talibanit për të luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik në Afganistan. Talibani dhe Shteti Islamik janë armiq mes vete.

    Kjo marrëveshje paqësore gjithashtu ka hapur rrugën për tërheqjen e forcave të NATO-s dhe SHBA-së nga Afganistani, dhe për nisjen e bisedave direkte në mes Talibanit dhe qeverisë së Afganistanit.

    Qeveria afgane tha të premten se kishte liruar 80 nga 400 të burgosurit e fundit Talibanë para negociatave të drejtpërdrejta në mes të dy palëve. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!