×
  • Lajme
  • Botë

    Vdes ish-presidenti francez Jacques Chirac

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 12:27

    Ish-presidenti francez Jacques Chirac ka vdekur në moshën 86-vjeçare.


    Lajmi u konfirmua për mediat franceze nga burime familjare.

    “Presidenti vdiq këtë mëngjes në mesin e të dashurve të tij”, -pohoi dhëndri i tij, Frèdèric Salat-Baroux.

    Për shkak të problemeve shëndetësore, ish-presidenti ishte shkëputur nga jeta politike dhe publike. Kujtojmë se në vitin 2005 ai pësoi një goditje në tru, pak para se të linte Pallatit Elize Elysiumin, ndërsa kaloi disa kohë në spitale. Vitet e fundit ai i kaloi në shtëpinë e tij në Paris bashkë me gruan, Bernadette.

    Chirac ishte presidenti i Republikës Franceze nga 1995 deri në 2007, ish-kryebashiak i Parisit, kryeministër dhe president i Këshillit Evropian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!