Ka ndërruar jetë mjeku kinez, Li Wenliang, i cili i pari njoftoi për virusin vdekjeprurës, koronavirus.
Mjeku 34 vjeçar nga një sektor i kujdesit intensive në spital, i kishte thënë CCN se të shtunën e kaluar ka marrë lajmin se është infektuar me koronavirus, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ai dhjetorin e vitit të kaluar pati njoftuar se është shfaqur një sëmundje e re. Li, kishte paralajmëruar se shtatë pacientë janë diagnostifikuar me këtë virus i cili sipas testeve që ai kishtë parë, bënte pjesë në familjen e madhe të viruseve, ku përfshihet edhe virusi SARS.
Virusi deri tash ka marrë jetën e më shumë se 560 personave dhe ka infektuar 28 mijë njerëz në Kinë./Reporteri/